Pas ripërsëritjes së ftesës për dialog, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një komunikimi online në rrjetet sociale lidhur me protestat e dhunshme në vend. Sipas tij dhuna nuk mund të relativizohet apo justifikohet, teksa theksoi se ka publikuar raportet për efektivët e policisë dhe protestuesit e plagosur gjatë protestave.
“Komponentë që po zbërthehen dhe po çmontohen hap pas hapi. Dua ta përsëris se ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme e çdo qytetari, dhuna është një krim i parelativizueshëm dhe i pajustifikueshëm. Në protestat e javës së fundit, u bënë bashkë që të dyja, nga njëra anë liria për të protestuar si një e drejtë dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e korruptuara mediatike. Pa pushim, orë e çast Shqipëria e shqiptarët panë me ankth se si terrori mori peng që të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë e rreme se studentët u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti krejt tjetër. Kam ndarë raportet e policëve të plagosur dhe të protestuesve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje