Sociale

Dy gra vdiqën në mbrëmje në Tiranë dhe Shkodër. Në total 20 viktima në Shqipëri

Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë ka arritur në 20, pasi dy gra vdiqën në Tiranë dhe Shkodër mbrëmjen e së shtunës.

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19. "Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë", tha Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë pak para mesnate u regjistruar viktima e 20 në spitalin e Shkodrës, një grua 80 vjecare, e cila ka edhe të motrën të infektuar.

Ndërkohë gjatë së shtunës në mesditë, një komunikim për shtyp, Dr Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë në vendin tonë zbuluar 29 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të prekurve në 333. Ky është deri më tani numri i nmadh i rasteve të reja të zbuluara brenda në ditë në Shqipëri, duke sinjalizuar kështu se epidemia po vjen duke rritur.

Dervishi njofton se Ministria e Shëndetësisë ka rritur numrin e testimeve, në përpjekje për të frenuar përhapjen, duke theksuar se në 24 orët e fundit u janë marrë tamponat 216 personave të dyshuar. Deri më tani, numri total i personave të testuar në Shqipëri mësohet të ketë shkuar në 2247. Mosha e mesatare e të infektuarve me Covid-19 është 50 vjeç.

Në mesin e të prekurve është edhe një prej anestezistëve të infektivit, Roland Xhaxho, i cili ka shërbyer në vijën e parë të betejës pranë pacientëve që ndodhen nën terapi intensive.

Lajmi për infektimin e tij bëhet i ditur nga profesor Tritan Kalo.

Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i veçantë e pedagogu , Roland Xhaxho është shtruar sot në repartin infektiv i prekur nga ky virus. Pasi ka qene gjatë gjithë kësaj periudhe person kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi, sic duket do t’i duhet të “pushojë” disa ditë, tashmë si pacient i përkoheshëm”, thotë profesor Kalo.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve nga COVID-19 në 99.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, thotë ministria. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Ndërkohë, harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • - Tiranë                                157 raste
  • - Durrës                               33 raste
  • Lushnje                             5 raste
  • Elbasan                             9 raste
  • - Fier                                    25 raste
  • - Kavajë                               8 raste
  • - Rrogozhinë                      4 raste
  • - Korçë                                 16 raste
  • - Vlorë                                  5 raste
  • - Shkodër                            31 raste
  • - Lezhë                                 14 raste
  • - Berat                                 1 rast
  • - Has                                     9 raste
  • - Krujë                                  5 raste
  • Tropojë                              4 raste
  • - Pukë                                  4 raste
  • - Mirditë                                              3 raste

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë