Gazeta Si – Një shpërthim i fortë me tritol ka tronditur lagjen “Pavarësia” rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje në Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale G.P. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar. Nga vala e goditjes është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë lokalit.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje