Gazeta Si - Tre të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç kanë arritur të mashtrojnë të mashtronin të paktën 150 persona në Tiranë përmes adresave false në rrjetet sociale, duke përfituar rreth 30 mijë euro.
Sipas policisë, ata hiqeshin si femra dhe premtonin favore seksuale në këmbim të parave. Shifrat ishin të ndryshme: 100 euro për një orë, 200 euro për të kaluar gjithë natën.
Nga të dhënat mësohet se ata pasi komunikonin me personat që binin pre e mashtrimit linin takime në vende të ndryshme dhe shumën monetare i kërkonin ta linin ne vende të fshehta.
Në një nga rastet ata kanë kërkuar që pasi kanë lënë takim kanë kërkuar që paratë t'i linin te hyrja e pallatit.
Në momentin që merrnin shumën monetare, ata i bënin bllok personave të mashtruar dhe zhdukeshin duke humbur gjurmët.
Mësohet se policia e Tiranës ka dokumentuar qindra raste mashtrimi te ketij lloji ndërsa deri më tani janë identifikuar 3 adoleshentët që po procedohen nga policia për mashtrim kompjuterik.
Sipas burimeve në total nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi janë përfituar rreth 30 mijë euro.
Fillimisht ata bënin postime të tilla:
“Kush është për takim nesër. DM”
“Kush është për takim tani. Tiranë”.
“Çin kam për takim tani për me nejt gjithë natën. Çmimi 200 Euro, rezervoni shpejt”.
“Çin kam për takim me nejt gjithë natën, 200 Euro”.
“Kush o për takime tek apartamenti im. Kaloni DM”.
“Takime, Tiranë. Kush do të rezervojë të më shkruajë në DM, shpejt të gjithë”.
Bisedat e zbardhura nga policia
Mashtruesi: Veç po i lashë gjysmë.
Klienti: Ok, po xhaja?
Mashtruesi: Zemër. Pa hyrë ke hyrja e shef një si pompë. Si kuti djathtas?
Klienti: (Dërgon foto) Kjo?
Mashtruesi: Po. Leji aty dhe më ço foto…
Biseda I
Klienti: Mirëmbrëma. Sa e ke takimin për 1 orë?
Mashtruesi: 100.
Klienti: A ke shpi tënden a në hotel?
Mashtruesi: Kam shtëpinë time.
Biseda II
Mashtruesi: Po jam. Sa do rrish dhe sa vonon?
Klienti: Po deri nga ora 3.
Mashtruesi: I bie 200 Euro deri në 3.
Klienti: Tani për punën në orën 23:00.
Biseda III
Klienti: Po.
Mashtruesi: E shikon këtë derën ke hyrja.
Klienti: Ja një minutë. Po të trokas??
Mashtruesi: Jo. Ajo është dera shefes time. Leje pagesën dhe ngjitu lart kat 3 do të dal unë. Dhe ma ço me foto që e le pagesën t’ja konfirmoj menaxheres.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.