Ne rrjet

Video/ Thaçi flet në Hagë, shqiptarët protestë për akt-akuzën

Një grup shqiptarësh u mblodhën para selisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, aty ku mbërriti presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për t'u pyetur nga prokurorët.

Ai tha shkurt para mediave se, “kjo është njëllosje e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosvovës dhe një lloj propagande politike në momentet kyqe në të cilat gjindet Kosova, në këtë fazë të dialogut me Serbinë”.

Ndërkohë, në disa prej pankartave të protestuesve thuhej:

“Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar”, “Ne e shohim se nuk ka drejtësi për të gjithë, por nuk kemi besuar se nuk ka fare drejtësi”, “Ky është racizëm” “Çfarë duhet t’u themi fëmijëve të prindërve të zhdukur nga regjimi i Milosheviqit?”, “Ku është drejtësia për 20 mijë gra të përdhunuara në Kosovë nga regjimi serb”.

Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

https://streamable.com/tc6uks


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë