Politike

Ish-zyrtari i lartë amerikan, avokati i Hashim Thaçit në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po intervistohet sot nga prokurori special i Dhomave të Specializuara, në Hagë dhe po mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

RTK raporton se Pierre-Richard Prosper është avokat, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane.

Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.

Prosper është avokat i diplomuar në Peperdine University School of Law. Ai ka shërbyer si Zëvendës-Prokuror i Distriktit, në Los Angeles, për të vazhduar si Ndihmës-Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Distriktin e Kalifornisë.

Nga 1996 deri më 1998, Prosper ka shërbyer si prokuror për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën. Ai ishte caktuar prokuror udhëheqës i rastit të parë gjyqësor ndonjëherë të gjenocidit nën Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të vitit 1948

Prosper ka shërbyer edhe në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë