Ka ndodhur

Video/ Si dhe ku fshihej bosi i kriptomonedhave, palës turke iu dërgua fotoja për konfirmim

Gazeta Si - Pas pas arrestimit të Fatih Ozer në një resort turistik në Palasë, autoritetet shqiptare kanë kërkuar konfirmim nga pala turke për identifikimin e mashtruesit 28-vjeçar.

Sipas mediave turke, ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi, ka njoftuar sot në mëngjes homologun Süleyman Soylu, se themeluesi i “Thodex”, i cili ishte në kërkim, është kapur në Vlorë dhe identiteti i tij u konfirmua nga rezultatet biometrike.

Mësohet se policia shqiptare i ka përcjellë informacione autoriteteve turke dhe i ka kërkuar identifikimin e fotografisë së Ozerit.

Sipas tyre, Ozer kishte ndryshuar pamje ndryshe nga fotografitë që qarkullojnë. Ai ishte qethur thuajse zero dhe dukej më i shëndoshë.

Mediat po ashtu raportojnë se kanë nisur veprimet për procedurën e ekstradimit të tij.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar forcat e policisë shqiptare për arrestimin e bosit turk të kriptomonedha që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas pamjeve të shpërndara nga Policia e Shtetit, në momentin e arrestimit ai ka qenë në një dhomë hoteli me pantallona t shkurtra dhe pa bluzë në trup.

Pas operacionit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar forcat e policisë shqiptare për arrestimin e bosit turk të kriptomonedha.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, ka shkruar ministri Çuçi në rrjetet sociale.

Faruk Fatih Ozer kërkohet nga Turqia pasi akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat duke përfituar 2 miliardë Euro.

Mediat turke kanë bërë raportime të vazhdueshme ku ndër të tjerë kanë shkruar se dollarët që grumbulloi nga viktimat e Thodex, turku ia ka lënë mafies shqiptare për ta mbrojtur dhe për ta fshehur në arrati.

Aksioni u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë