Drejtësia

Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

Gazeta Si - Gjykata e Elbasanit ka shtyrë këtë të premte sërish senacën për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer.

Shkak për shtyrjen është mungesa e avokatit të tij mbrojtës, që mendohet se kishte një seancë tjetër në SPAK.

Gjykatësi Elis Dine kërkoi vendosjen e një avokati tjetër, por kjo u kundërshtua me forcë nga Faruk Ozer, i cili kërkon me çdo kusht te ndiqet nga avokati i tij.

Seanca e radhës për turkun do të mbahet në 1 nëntor. Ozer u arrestua më 30 gusht 2022 në Himarë, pas 10 ditëve përgjim nga policia.

Në Turqi, Ozer është shpallur në kërkim kombëtar që në 2021, pasi dyshohet se ka mashtruar me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave, me një dëm prej 2 miliard dollarë.

Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë