Drejtësia

Bosi i mashtrimit me kripto do të ekstradohet në Turqi

Gazeta Si - Bosi turk i mashtrimit me kriptomonedhat, Faruk Fatih Ozer do të ekstradohet përfundimisht drejt Turqisë.

Vendimin e ka marrë Gjykata e Lartë, e cila ka rrëzuar rekursin e turkut, i cili kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës.

Ai akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk, me dëm rreth 2 miliardë eurosh

Farukt Ozer u arrestua në Shqipëri më 30 gusht në një restort në Palasë të Himarës, ndërsa fshihej prej kohësh në vendin tonë.

Seancat gjyqësore për Ozer-in janë shtyrë disa herë.

Özer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar mijëra qytetarë turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Prokuroria turke ka mbyllur në prill të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kriptomonedhave, duke e çuar atë në gjykatë.

Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetëra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme.

“Thodex” ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta.

Faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill 2022, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.

Thodex ndërkohë kishte informuar përdoruesit se do të dilte jashtë linje për 4 – 5 ditë për shkak të një procesi shitjeje.

Platforma, e cila trajton miliona dollarë në transaksione çdo ditë, ishte një nga kryesoret për kriptot në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë