Drejtësia

Video / Ekstradohet në Turqi bosi turk i kriptove, mbërrin në Stamboll nën masa të rrepta sigurie

Gazeta Si - Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, është ekstraduar këtë të enjte përmes aeroportit të Rinasit drejt Turqisë mashtruesi i kriptomonedhave Faruk Ozer.

Mediat turke kanë publikuar pamjet e mbërritjes së tij nga aeroporti i Rinasit, në Turqi. Nga pamjet, Ozer duket nën masa të rrepta sigurie me 6 oficerë dhe 2 furgonë që kanë mbëritur në aeroport. Pas zbarkimit nga avioni, ai hipi në një furgon të policisë, ku autoritetet turke do të vijojnë me hetimet e mëtjeshme.

I shumëkërkuari ndërkombëtarisht, akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë. Ozer u arrestua në Shqipëri në 30 gusht 2022 në Palasë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Seancat gjyqësore për Ozerin u shtynë disa herë në gjykatat shqiptare. Përmes avokatit të tij, ai pretendonte se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal. Ai kërkoi që të zbutet masa e dënimit, nga dënim me burg, në detyrim paraqitjeje.

Së fundmi, Gjykata e Lartë vendosi që Ozer të ekstradohet në Turqi me akuzën e mashtrimit me kriptovalutat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë