Drejtësia

Mashtruesi turk i kriptomonedhave del sot para gjykatës në pritje të ekstradimit

Gazeta Si - Bosi i turk i kriptomonedhave Fatih Ozer do të dalë këtë të premte para gjykatës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e mbi 2 miliard dollarëve.

Mësohet se Ozer nuk ka marrë avokat, por do të caktohet kryesisht nga gjykata. Prokuroria e Elbasanit thotë se 28-vjeçari është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve, ndërsa Turqia është në pritje të ekstradimit.

Prokuroria e Elbasanit kërkon nga gjykata të caktojë masën e sigurimit arrest me burg me qëllim që Turqia të nisë procedurat e ekstradimit ndaj mashtruesit turk.

"Miratimin e arrestimit provizor të shtetasit turk Faruk Fatih Özer të kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.  Caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”, për shtetasin turk Faruk (Fatih) Özer, i biri i Zulkuf dhe Nursel, lindur në Gebze të Republikës Turke më datë 17.02.1994, me qëllim ekstradimi e tij në Turqi", thuhet në përfundim të kërkesës", thuhet në dokument. 

Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ozer i ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.

Kompania përmes të cilës vepronte Faruk Fatih Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Atëherë u deklarua se “vlera e mashtrimit që shtetasi turk Faruk Fatih Özer ka kryer është rreth 2 miliard dollarë".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë