Serbia fiton edicionin e parë të ATP Cup, turneu ndërkombëtar më i ri i tenisit për meshkuj që u mbajt në Sydney të Australisë, me Novak Djokovic i cili mundi fillimisht rivalin e tij Rafael Nadal 6-2 7-6, dhe më pas bashkë me Troickin,triumfuan ndaj çiftit spanjoll Busta dhe Lopez 6-3 6-4.
Por për fat të keq vëmendjen kryesore e morën provokimet nacionaliste, pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimeve për fitoren, Djokovic me sportistët e tjerë si Troicki, Lajovic, Zimonjic, postuan një video në Instagram, ku këndojnë këngë me kore nacionaliste serbe për Kosovën, me përmbajte të spastrimit etnik mbi popullin shqiptar.
Bëhet fjalë për këngën Vidovdan 1389, një himn për betejën e Kosovës në vitin 1389 ku trupat e popujve ballkanik luftuan kundër osmanëve në Gazimestan afër Prishtinës.
“Kudo ku shkoj, unë do kthehem përsëri tek ju, kush do të largojë, nga shpirti im o Kosovë”, ishin fjalët e përdorura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.