Në prag të ndeshjeve ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë në Nations League, futbollistët e Kombëtares, Julian Shehu dhe Etrit Berisha dolën në një konferencë për mediat.
Mesfushori Shehu u shpreh se objektivi i skuadrës është vendi i parë në grup.
“Unë besoj se mënyra se si po luan ekipi tani me lojën pak më ofensive dhe pak më agresive përpara besoj se ka dhënë frytet e veta. E rëndësishme është që ne në fushë të ndihemi mirë dhe të respektojmë e zbatojmë ato detyrat që kërkon trajneri. Përderisa rezultatet janë ato që trajneri kërkon, padyshim që çdo gjë është në rregull”, tha ai, duke shtuar se çdo ndeshje ka vështirësitë e veta dhe duhet të japin maksimumin.
“Presioni është pjesë e lojës kështu që ne duhet të dimë se si ta përballojmë. Ta bëjmë lojën për të marrë rezultatin maksimal. Patjetër që është objektivi jonë që të qëndrojmë në vendin e parë në grup”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje