Sport

VIDEO/ MekGregor kthehet fuqishëm, nënshtron Çerronen për 40 sekonda

Boksieri irlandez, Konor MekGregor, është rikthyer fuqishëm. Në më pak se një minutë ai ka mposhtur “Cowboy”-in. Ai është i pari boksier që arrin një sukses me “k.o.” në tre kategori të ndryshme sa i takon peshës.

Mjaftojnë 40 sekonda, vetëm 40. Një e majtë e tmerrshme, një shkelm në fytyrë, një goditje me gju dhe pastaj një mori goditjesh me grusht, ndaj të cilave Çerrone nuk mund të bënte asgjë. Kjo ishte mënyra më e mirë nga MekGregor për t’i thënë botës se është rikthyer. Në këtë ndeshje ai është dukur si ai boksieri i kohëve të arta, i bindur. Irlandezi ka vërtetuar se është një luftëtar i vërtetë. “T-Mobile Arena” në Las Vegas, e mbushur plot me personazhe VIP, e ka brohoritur me kore si në stadium.

https://youtu.be/H-wR9_-s2wQ
Ndeshja mes MekGregor dhe Çerrone. Gazeta Si, 19 janar 2020

Efekti MekGregor është një “stuhi”, që nuk përplaset vetëm në fytyrën e Çerrones. Irlandezi është një ikonë e sportit që praktikon, kishte nevojë për një paraqitje të tillë dhe ia ka dalë të triumfojë. Pavarësisht se ndeshja u mbyll shumë shpejt, në ring u pa një MekGregor i kthjellët, i freskët fizikisht, i përqendruar dhe me agresivitetin që e ka bërë të madh. Për 40 sekonda ai shfaqi një formë ndryshe nga herët e tjera, ishte më shumë se boks. Pas ndeshjes ishte ai i zakonshmi. “Kam bërë historinë, - thotë MekGregor, teksa takohet me kundërshtarin. – Jam më i madhi i të gjitha kohërave në UFC, që kam fituar me “k.o.” në tre kotegori të ndryshme peshash dhe jam krenar. Më pëlqen kjo kategori”.

Pastaj edhe sfida për dy boksierët më të mirë të kategorisë “Welter UFC”, nigerianin Kamaru Usman, kampionin në fuqi, si dhe Khabib Nurmagomedov. Në fakt, është hapur disa herë hipoteza e një ndeshjeje tjetër mes Nurmagedov dhe MekGregor, por duket e pamundur për momentin, sepse tashmë janë në pesha të ndryshme dhe sportisti nga Dagestani duhet ta mbrojë kurorën në mars ndaj Ferguson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë