Sport

VIDEO/ Fenomeni Oleksij Sereda, kampion i Europës 13 vjeç!

Një yll i ri ka lindur në sport. Në Europianin e notit në Kiev gjithë vëmendjen e ka marrë 13-vjeçari Oleksij Sereda, i cili ka marrë medaljen e artë në hedhjen e sinkronizuar nga 3 metra. Vetëm 13 vjeç dhe në “çatinë” e botës. Ky është fati i parashkruar i Oleksij Seredës, djaloshit fenomen nga Ukraina.

Në disiplinën e hedhjeve nga trampolina, përpara publikut të vet, ai i ka mahnitur të gjithë. Ka marrë medaljen e artë në Europianin e Kievit, në specialitetin e hedhjes së sinkronizuar nga 3 metra. Që tani është idhull në Ukrainë, ku i ka bërë të gjithë për vete. Sereda ka marrë në total 488.85 pikë, gati 14 më shumë se francezi Benzhamin Aufret (474.90), i cili u rendit i dyti, si dhe 40 pikë më shumë se rusi Rusllan Ternovi që zuri vendin e tretë (445.25). Oleksij Sereda, pa dyshim që është sportisti më i ri në moshë që arrin të fitojë një medalje ari në një Europian.

 

Më Shumë