Gazeta Si - Një 38-vjeçar u arrestua, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim gjatë një operacioni antidrogë në Dimal të Beratit.
Policia thotë se vëllezërit kishin kultivuar 240 bimë narkotike në oborrin e një banese dhe kishin përshtatur një ambient të saj për tharjen e bimëve narkotike.
Gjatë këtij operacioni, autoritetet sekuestruan 50.8 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal. Ndërkohë, vijon punon për kapjen e vëllait të tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Gjatë operacionit, policia ka gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P.D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij.
Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.