Ka ndodhur

Vettingu, shkarkohet gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra Evjeni Sinojmerin, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Seanca ndaj gjyqtares, u zhvillua të mërkurën pa praninë e saj dhe pa një përfaqësues ligjor.

Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin, njoftoi se Sinojmerit i ishte kërkuar disa herë të paraqitej vetë apo të paraqiste një mbrojtës, por ajo nuk ishte përgjigjur.

Po ashtu, gjyqtarja nuk kishte marrë as në dorëzim materialet e dosjes. KPK konstatoi se Sinojmerin nuk justifikonte pasurinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë