Rend dhe Ligj

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka konfirmuar në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj.

Aktualisht Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Më herët KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), kreu vlerësimin etik dhe profesional të prokurores dhe në mënyrë unanime votuan për ta lejuar atë të vijojë ngjitjen në karrierë, duke e emëruar  drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3-vjeçar.

Vendimi për Imerajn këtë të enjte, u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë