Jete & Stil

Vendosja e pemës së Krishtlindjes që në nëntor të bën më të lumtur

Për këdo që dëshiron të vendosë pemën e Krishtlindjes para 6 dhjetorit, mund ta bëjë me pretekstin se “ia lejon shkenca”.

Në vitin 2017, një studim zbuloi se njerëzit që rregullojnë pemën më herët i ndjejnë emocionet e festave më shumë dhe për rrjedhojë, janë më të lumtur.

Psikologia Deborah Serani konfirmoi për TODAY se është e vërtetë: Vendosja e pemës më herët padyshim mund të rregullojë humorin.

"Kjo krijon atë ndryshim neurologjik që mund të prodhojë lumturi", tha ajo.

"Unë mendoj se çdo gjë që na nxjerr nga zakonet tona normale, dita normale, është një sinjal për shqisat tona që më pas matin nëse është e këndshme apo jo ajo gjë dhe vendosja e pemës është padyshim dicka e këndshme që nxit dopaminën, një hormon që ndihmon në humor”, tha Serani.

Por çfarë është, saktësisht, ajo që nxit ato hormone të lumturisë? Si fillim, dritat dhe ngjyrat e ndezura. Kromoterapia, ose terapia me ngjyra, e cila mendohet se rrit nivelet e energjisë dhe rrit lumturinë, mund të jetë një nga arsyet. Apo ndoshta është thjesht ambienti në përgjithësi dhe kush mund t'i rezistojë pa buzëqeshur pemës të mbushur me drita dhe zbukurime?

Gjithashtu, ekziston edhe një fushë e re shkencore e quajtur neuro-arkitekturë e krijuar për të kuptuar se si mjediset tona të ndricuara ndikojnë në sjelljen tonë dhe ky është pikërisht rasti i vendosjes së pemës.

Dhe sigurisht një rol luan edhe faktori nostalgji.

“Për shumë prej nesh, Krishtlindjet janë një kohë magjike, është një kohë e pafajësisë, është një kohë gëzimi”, tha Serani.

Thënë kjo, kush dëshiron të vendosë pemën që në nëntor, mund të justifikohet me faktin se një veprim i tillë të bën më të lumtur, dicka që është shumë e rëndësishme në kohën që jemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë