Politike

Vendimet e tryezës opozitare/ Bardhi: Zgjedhjet e lira dhe reformë zgjedhore. Tre komisione hetimore për PPP-të dhe abuzimet me fondet publike

Pas përfundimit të mbledhjes së thirrur prej tij, ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës Gazment Bardhi ka zbardhur vendimet e tryezës opozitare. Sipas tij, është caktuar një pjesë e axhendës parlamentare për sesionin e ri.

“Prioritet i punës së deputetëve të opozitës do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore që është bllokuar prej dy vitesh. Është vendosur si prioritet i punës së deputetëve të të gjithë opozitës, sigurisht ata që e ndjejnë vetën opozitarë. Rikonceptim i komisionit të reformës zgjedhore, me afate dhe detyra të qarta. Është e papranueshme të mos çohet përpara ky prioritet. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interes i Shqipërisë. Komisioni i reformës deri tani nuk ka pasur asnjë produket”, është shprehur Bardhi.

“Së dyti, besoj biem dakord të gjithë që kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar, cdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie.
Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore, së pari për PPP dhe problematikat në shëndetësi. Jemi dëshmitarë të gjithë bashkë se prokuroria ende nuk ka finalizuar hetimet mbi këto cështje. Komisioni hetimor do të synojë ta ndihmojë prokurorinë. Do të kërkojmë komision hetimor për cështjen e të dhënave personale të qytetarëve, patronazhistët apo dyshimet serioze për ndërhyrje në sistemin TIMS”, tha Bardhi.

“Së treti – tha ai - jemi njohur dhe njihemi cdo ditë me të dhëna se si zyrtyare publikë vendosin të pasurojnë të afërmit me fondet publike, ndaj një komision hetimor do të kërkohet për konfliktin e interesit dhe abuzimet me ligjin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë