Politike

Berisha në takimin e thirrur nga Bardhi: Ky, mesazhi i duhur. Protestat popullore i japin vendin e merituar Ramës!

Nga Gazeta 'Si'-Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi se është përgjegjësi e opozitës që të gjejë mënyrën për të dalë nga rrethi vicioz.

Teksa akuzoi Ramën se ka krijuar një mekanizëm që devijon vullnetin e shqiptarëve, Berisha u shpreh se opozita ka misionin më të vështirë vendimtar në 32 vite.

Ai theksoi se ajo e ka të nevojshme unifikimin e aksionit kundër qeverisë dhe tryeza e bashkëpunimit është mesazhi i duhur që i jepet votuesve demokratë.

“Falënderoj Bardhin dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike u angazhuan për thirrjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar. Ju falënderoj që jeni këtu. Shpreh bindjen se në kushtet në të cilat ndodhet vendi, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ajo ka pasur në 32 vite, por edhe më vendimtari. Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që s’janë këtu, por në fund të fundit nuk duhet të harrojmë që mandatet tona janë marrë në një terren që qeveria ka ndryshuar vullnetin e qytetarëve.

Opozita nuk mund të pranojë të bjerë në fatalitet, është ajo që ka misionin të japë zgjidhje e të krijojë shpresën. Ky takim është mesazhi më i duhur që ne iu dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta qëndruan si idealistë dhe votuan opozitën edhe në farsën e 14 majit.

Rama ka krijuar mekanizmat për grabitjen e mandateve", tha Berisha ndërsa shtoi se opozita duhet të veprojë sa më parë duke theksuar se duhet të intensifikohen protestat dhe komisionet hetimore parlamentare. 

Ndërkaq të pranishëm në këtë takim janë 43 deputetë dhe mungonin 16 prej të tjerë duke filluar nga Lulzim Basha.

Të pranishëm në mbledhje:

  1. Gazment Bardhi;
  2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
  3. Dhurata Çupi;
  4. Saimir Korreshi;
  5. Dashnor Sula;
  6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  7. Zheni Gjergji;
  8. Qani Xhafa;
  9. Helidon Bushati;
  10. Ramadan Likaj;
  11. Xhelal Mziut;
  12. Flamur Hoxha;
  13. Bledion Nallbati;
  14. Agron Gjekmarkaj;
  15. Ferdinand Xhaferaj;
  16. Ervin Salianji;
  17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
  18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  19. Fatmir Mediu (PR);
  20. Agron Duka (PAA);
  21. Vangjel Dule (PBDNJ);
  22. Dashamir Shehi (LZHK);
  23. Greta Bardeli;
  24. Ina Zhupa;
  25. Isuf Çela;
  26. Asllan Dogjani;
  27. Bujar Leskaj;
  28. Edi Paloka;
  29. Kastriot Piroli;
  30. Lindita Metaliaj;
  31. Ludovik Hasanaj;
  32. Sorina Koti;
  33. Tomorr Alizoti;
  34. Edmond Spaho;
  35. Albana Vokshi;
  36. Flamur Noka;
  37. Oerd Bylykbashi;
  38. Luan Baçi;
  39. Tritan Shehu;
  40. Sali Berisha;
  41. Kasem Mahmutaj;
  42. Elda Hoti
  43. Emilja Koliqi

Mungojnë:

  1. Lulzim Basha;
  2. Enkelejd Alibeaj;
  3. Orjola Pampuri;
  4. Arbi Agalliu;
  5. Kreshnik Çollaku
  6. Eralda Bano;
  7. Flutura Açka;
  8. Merita Bakiu;
  9. Selaudin Jakupllari;
  10. Andia Ulliri;
  11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
  12. Mesila Doda (PDIU);
  13. Nusret Avdullaj (PDIU);
  14. Gëzim Ademaj (PDIU);
  15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
  16. Orjela Nebiaj;

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë