Politike

Berisha: Ftesa ime është për çdo deputet, të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme

Pas përfundimit të mbledhjes së 43 deputetëve të opozitës, ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, ky ishte një takim i frytshëm, që do ti kallë datën Edi Ramës në parlament. Berisha u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve opozitarë dhe atyre që janë kundër Edi Ramës, të bashkohen për të dalë të fituar në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

“Ky është një takim i 43 deputetëve i dalë nga një aleancë opozitare dhe do të vendosin që në parlament ti kallin datën Edi Ramës.
Asgjë më të moralshme nuk ka se sa beteja kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar, çdo qytetar.
Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm.
Sot para tyre hapet një horizont i ri kundër një regjimi që bazohet tërësisht në mafian, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.
Unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do t’i zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja.
Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim, të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.
U morën vendime shumë të rëndësishme.
Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë