Ekonomi

Vendet më të varfra, nën presionin e normave të larta të interesit

Vendet me të ardhura të ulëta do të paguajnë fatura më të larta për borxhin e jashtëm, duke rrezikuar shpenzimet që mund të shkojnë për shëndetin dhe edukimin.

Rifinancimet e borxhit publik për vendet më të varfra në botë do të shkojnë deri në 16% të të ardhurave të qeverisë në 2023-shin, 17% vitin tjetër, sipas një studimi nga Debt Justice.

Shifrat, më të lartat nga 1998-a, janë pasojë e një rritje të madhe të kostove globale të huamarrjes vitin e kaluar, kur bankat qendrore u përpoqën të kundërshtonin inflacionin e lartë me rritje të shpejtë të normës.

Për 91 vende, që klasifikohen si vende me të ardhura të ulëta ose të ulëta-të mesme nga Banka Botërore, ripagesat e borxhit publik lokal e bëjnë edhe më të rëndë barrën për to.

Shtrenjtimi i kostos së borxhit do të nxisë një debat për “faljen” e borxheve.

Huadhënësit ndërkombëtarë dhe qeveritë e huaja të udhëhequra nga FMN dhe Banka Botërore kanë ndihmuar në lehtësim të gjerë të borxhit rreth fundit të mijëvjeçarit. Nisma e vendeve të varfra me borxhe të larta fshiu pjesën më të madhe të borxhit të jashtëm publik dypalësh dhe shumëpalësh për shumë vende.

Heidi Chow, drejtuese e Debt justice tha se nivelet e pagesave të borxhit po arrijnë nivele krize për shumë qeveri dhe po minojnë aftësitë e tyre për të ofruar shërbime publike, për të luftuar krizën klimatike dhe për t'iu përgjigjur trazirave ekonomike”. Mesatarja arriti nivelin më të ulët prej 6.6 për qind të të ardhurave në vitin 2011 dhe që atëherë është në rritje.

Choë bëri thirrje për lehëtësim të shpejt për borxhet e jashtme, përfshirë ndryshime në ligjet e tregtimit të titujve qeveritarë.

Por Masood Ahmed, president i qendrës për zhvillim global me qendër në Uashington dhe një ish-zyrtar i lartë i FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se problemet e sotme nuk mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë si në të kaluarën.

"Tani është ndryshe," tha ai. “Shumica e huamarrësve duan të mbajnë aksesin e tyre te huadhënësit shumëpalësh dhe, më e rëndësishmja, te kreditorët e sektorit privat.”

Sipas të dhënave të Bankës Botërore të analizuara nga Debt Justice, Sri Lanka përballet me orarin më të pjerrët të pagesave të jashtme, e barabartë me 75% të të ardhurave të qeverisë këtë vit. Vendi nuk ka gjasa t'i përmbushë këto pagesa pas dështimit të borxheve të tij të jashtme vitin e kaluar.

Shlyerjet e planifikuara të Sri Lankës për borxhin e brendshëm janë edhe më të mëdha. Sipas një raporti të FMN-së muajin e kaluar, këto do të jenë ekuivalente me më shumë se 27% të produktit të brendshëm bruto në 2023. Kjo është pothuajse tre herë më shumë se ato të borxhit të jashtëm, e barabartë me 9.8 për qind të PBB-së, sipas FMN.

Zambia, e cila dështoi në borxhet e saj të jashtme në 2020, dhe Gana, e cila pasoi vitin e kaluar, gjithashtu kanë nivele të larta të borxhit të brendshëm, duke shtuar tendosjen në financat e tyre publike.

Pakistani, i parë nga shumë ekonomistë si një rrezik i lartë mospagimi, ka planifikuar shlyerjet e borxheve publike të huaja këtë vit të barabartë me 47% të të ardhurave të qeverisë. /FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë