Drejtësia

Falsifikonte dokumentet, kishin kodet e sigurisë dhe mund të kalonin çdo kontroll policor, arrestohet IT-ja i Gjykatës së Korçës

Nga Gazeta Si- IT-ja në Gjykatën e Korçës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se falsifikonte dokumente me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, duke shmangur kontrollin policor. Dyshohet se personi është pjesë e një rrjeti.

Shtetasi me iniciale ZH. L., kishte hapur një kancelari, e cila sipas organit hetues, shërbente si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Ai prodhonte dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor.

Në përfundim të hetimeve rezulton se IT është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Sipas Prokurorisë, shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme. Ndaj IT-së në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë janë ngritur akuzat për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë