Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në portën e një shtëpie në Krujë (foto)

Gazeta Si - Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në ambientet e jashtme të një banese në Krujë mbrëmjen e të shtunës.

Policia thotë se banesa është në pronësi të shtetasit Artur Kurti, rreth orës 22:10 në fshatin Arramerras në ambientet e jashtme të saj. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë