Gazeta Si – Drejtori i OSHEE-së në Peqin dhe një 37-vjeçar u arrestuan, ndërsa janë proceduar 2 punonjës të këtij institucioni, pas zbulimit të një magazine në të cilën ishin krijuar kushtet për mbjelljen dhe rritjen e kanabisit.
Policia njofton se në gjatë operacionit të koduar “Inside”, pas kontrollit në magazinën në pronësi të një 37-vjeçari, në fshatin Fatishe, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
37-vjeçari u vu në pranga, ndërsa u bë ndalimi i shtetasit E. M., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i OSHEE, Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin M. P., 60 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE, Peqin, dhe për shtetasin A. K., 33 vjeç, me detyrë faturist i këtij institucioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.