Gazeta Si – Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar masat administrative që janë vendosur përgjatë një jave në kryeqytet.
Mes të gjobiturve janë edhe reperi i mirënjohur nga Kosova, Xhonatan Isufi, që njihet me emrin e artit si Don Xhon.
Ai është konstatuar duke bërë gara shpejtësie me mikun e tij me mjetin luksoz Lamborghini, ndaj të cilëve është vendosur 400 mijë lekë të vjetra gjobë.
Ndërkohë, janë vendosur gjithsej 11.039 masa administrative të vendosura. 99 masa ishin për xhama të zinj, 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Në pamjet e sjellja nga Policia e Shtetit, duken disa mjete luksoze, që u ndaluan teksa bënin gara shpejtësie në rrugë. 205 masa u vendosën për përdorim celulari gjatë drejtimit, 482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve dhe 8042 masa për qëndrim të gabuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.