Politike

Varhelyi “harron” Kodin Zgjedhor

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka hedhur pas krahëve “përplasjen” me Edi Ramën në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe opinionin e Venecias dhe ka mirëpritur një “vizitë” virutale të Kryeministrit të Shqipërisë në Bruksel.

“Diskutuam për finalizimin e punës për udhërrëfyesin e negociatave, mbështetjen në luftën kundër Covid-19 dhe përgatitjet për samitin e Sofjes në javën e ardhshme. Pres avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, shkruan Varhelyi.

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1323656008284200963

Komisioneri ishte njëri prej zërave të drejtpërdrejtë që i kërkoi Edi Ramës të priste opinionin e Venecias dhe më pas të rrëzonte dekretin e Ilir Metës dhe të miratonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Emri i tij u përmend edhe nga Presidenti Ilir Meta, kur mbronte dekretin që ktheu për rishqyrtim në Kuvend këto ndryshime. Meta tha se me këmbënguljen për t’i miratuar këto ndryshime të njëanshme, mazhoranca po çonte vendin drejt përplasjes me Bashkimin Europian.

Megjithatë, Kryeministri Edi Rama tha se e mirëpriste opinionin e Venecias, por vërejtjet e tyre do të implementohen në kod pas zgjedhjeve të 25 prillit. Rama tha se vendi po përgatitet për zgjedhje dhe se nuk pret koha për të pritur Venecian, që në dhjetor pritet të japë opinionin në lidhje me 8 pyetjet që i ka adresuar Presidenti Meta.

Mazhoranca shkoi përpara dhe në seancën e së enjtes së kaluar e rrëzoi dekretin e Presidentit me 96 vota kundër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë