Sport

Valencia dhuron 500 mijë maska, Siner lëshon sfidën e picës për fonde

Teksa pandemia e Koronavirusit po pushton gjithë botën, njerëzit e sportit duan të kontribuojnë gjithmonë e më shumë financiarisht për të ndihmuar në zbutjen e situatës. Klubi i Valencias në Spanjë, një nga vendet që po shënon një numër të lartë viktimash ditët e fundit, ka vendosur të dhurojë 500 mijë maska për ata që janë në vijën e parë të “luftës” në qytet. Një gjest për t’u përshëndetur i Valencias, që pati edhe disa futbollistë të infektuar nga Koronavirusi.

Një tjetër iniciativë interesante është ajo e tenistit të ri italian, Janik Siner, i cili ka menduar të lëshojë një sfidë në rrjetet sociale me qëllimin për të mbledhur fonde. 18-vjeçar që ka ngjitur me shpejtësi shkallët e renditjes botërore, ka shpjeguar gjithçka me një postim në Instagram, ku shkruan: “Ndërkohë që jemi të gjithë të izoluar në shtëpi, mendova se është momenti i duhur për një sfidë të vogël për të mbledhur fonde për vendin tonë.

tenisti italian, Janik Siner, lëshon sfidën e picës. Gazeta Si, 26 mars 2020

Unë dhe agjencia ime do të japim pajisje mjekësore që janë jetike, pasi duam ta ndihmojmë Italinë në këtë moment delikat të shkaktuar nga COVID-19. Për çdo picë që do të postoni me sozinë time apo të një personazhi tjetër italian të së shkuarës ose të ardhmes, do të dhurojmë 10 €. Posto në #SinnerPizzaChallenge një foto të picës që ke bërë në shtëpi për të sensibilizuar të tjerët dhe shpresojmë të mbledhim sa më shumë fonde për të ndihmuar vendin. Nëse dëshiron edhe ti të marrësh pjesë me kontributin tënd, je i lirë ta bësh. Është shumë e rëndësishme të jemi të bashkuar në këtë moment nevoje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë