Kinema

Vajza e Jackie Chan e pastrehë: Fle poshtë një ure!

I ati i saj është një ndër aktorët më të suksesshëm të zhanrit aksion hollivudian dhe ndër vite ka grumbulluar miliona dollarë të ardhura.

Por, ajo vetë është e pastrehë.

Etta, vajza e aktorit të famshëm, Jackie Chan ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet së bashku me partneren e vet, 30-vjeçaren Andi Autumn. Në mesazhin që përcjell ajo thotë se që prej një muaji është e pastrehë dhe në pjesën më të madhe ka fjetur poshtë urave në Kanada.

“Jemi të pastreha që prej një muaji falë prindërve tanë homofobikë. Kemi fjetur edhe poshtë një ure. Kemi shkuar në polici, kemi shkuar në spital, të qendrat sociale të ushqimit dhe komuniteti LGBTI. Që të përfitojmë ndihmë, na duhet të ndahemi. Askujt nuk i plas për ne!”, thotë Etta.

18-vjeçarja është vajza e Jackie Chan dhe modeles Elaine Ng, fryt i një lidhjeje jashtëmartesore në vitin 1999. Vetë aktori e ka pranuar atësinë e vajzës, por rrallë flet për të në publik.

Ajo që ka reaguar ka qenë e ëma, Elaine, që thotë se vajza e saj po manipulohet nga partnerja 30-vjeçare. 

“Ajo është 30 vjeç dhe një mësuese me përvojë. Si mundet që t’i thotë një 18-vjeçareje që të filmojë një video të tillë? Është gabim! Nëse nuk kanë parë, duhet të punojnë, jo të publikojnë video ku t’u thonë të tjerëve që nuk kanë para dhe se kush është babai i Ettas. Shumë njerëz punojnë fort dhe nuk mbështeten tek fama e të tjerëve për të marrë ca para”, deklaron ajo.

Videoja në fjalë ka ngjallur reagime të miksuara në internet. Një pjesë e madhe mbështesin vajzën, ndërsa shumë të tjerë e qortojnë atë për pamaturi dhe përpjekje për të zhvatur të atin.    

 

Më Shumë