Rend dhe Ligj

U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, humb jetën në Spitalin e Traumës 16-vjeçari

Gazeta Si - Ka ndërruar jetë disa orë pas mesnatës së të mërkurës në spitalin e Traumës 16-vjeçari i cili u përplas me një Jet Ski në plazhin e Llamanit.

Por ngjarja, e cila fillimisht u raportua si një aksident ku adoleshentët ishin hedhur nga shkëmbinjtë, doli të ishte më tragjike.

Katër djem të rinj, shokë me njëri-tjetrin u futën në det me mjete lundruese Jet Ski. Manovrat me këto të fundit, ishin ato që shkaktuan tragjedinë!

Mësohet se dy prej të rinjve fillimisht dhanë dëshmi të rreme për atë që kishte ndodhur me dy të tjerët, kjo prej tronditjes.

Shtetasit K.Xh dhe D.K ishin dy të rinjtë që pësuan dëmtime prej përplasjes me mjetin tjetër Jet Ski. Fatkeqësisht drejtuesi i njërit Jet Ski, 16 vjeç nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Shoku i tij, pasagjer në mjet pësoi dëmtime të lehta.

Policia ka nisur hetim ndaj pronarit të dy mjeteve lundruese i cili ua dha 4 të rinjve me qira, përkatësisht 56-vjeçari R.P.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë