Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar sot Iranin se planifikonte të hidhte në erë Ambasadën Amerikane në Irak. Koka e këtij sulmi sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë ishte gjenerali Qassem Soleimani, i vrarë disa ditë më parë nga SHBA-ja.
Trump nuk pranoi të ndante detaje të mëtejshme në lidhje me komplotin e pretenduar ndaj ambasadës, por tha se ky sulm e kishte shtyrë të jepte dritën jeshile për sulmin ndaj Soleimanit.
Trump pretendoi se ai dhe milicitë shite ishin duke planifikuar të hidhnin në erë ambasadën amerikane
"Ne kemi vrarë një përbindësh. Kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë,” tha Presidenti amerikan. “Ai do të hedhte në erë ambasadën tonë, "shtoi ai.
Kjo deklaratë e Trump do të ishte një nga zbulimet më konkrete në lidhje me sulmin që e coi SHBA-dhe Iranin drejt luftës me Iranin përpara se Trump të përpiqej të ulte tensionet në një fjalim përpara popullir të mërkurën.
Administrata ka qenë nën kritika të ashpra nga demokratët dhe madje edhe ligjvënësit republikanë, të cilët kërkuan që Trump të publikonte provat se Soleimani ishte duke planifikuar një sulm "të madh" ndaj ushtarëve amerikanë dhe diplomatëve në rajon.
Trump nuk pranoi të ndajë detaje të mëtejshme në lidhje me komplotin për sulmin ndaj ambasadës, duke sugjeruar se provat e një komploti të tillë ishin të dukshme. Ai tha se protestuesit që sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad vetëm disa ditë para sulmit që vrau Soleimani mund ta sulmonin ambasdën.
"Jo, unë mendoj komploti se ishte i qartë, nëse shikoni skenarin e protestave," u përgjigj Trump, duke i krahasuar ato me me sulmin e vitit 2012 në Ambasadën Amerikane në Benghazi që vrau ambasadorin e SHBA-së në Libi, duke pohuar se viktimat atje ishin të shmangshme.
“Nëse i shikoni protestuesit, ata ishin luftëtarë të ashpër. Ata nuk ishin protestues. Ata ishin të mbështetur nga Irani", tha Trump.
"Ata njerëz do të ndërmerrnin një sulm serioz," vazhdoi ai. "Kishte ushtarë, kishte luftëtarë dhe ne i ndalëm. Ky ishte një komplot i organizuar plotësisht, dhe ju e dini se kush e ka organizuar. Ai njeri tani nuk është më.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.