Nga Gazeta ‘Si’- SHBA-ja njoftoi se ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj Iranit, duke goditur sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët, pozicionet e raketave kundër anijeve dhe dhjetëra mjete të vogla të Gardës Revolucionare, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit kanë qenë, për nga shtrirja dhe fuqia, katër ose pesë herë më të mëdha se sulmet e kryera dhjetë ditë më parë, raporton Axios, duke cituar një zyrtar amerikan.
Sipas të njëjtit burim, në operacionin e fundit amerikan janë goditur rreth 80 objektiva në Iran.
Zyrtari amerikan theksoi se përmasat e sulmit dhe intensiteti i goditjeve ishin dukshëm më të larta krahasuar me operacionin e mëparshëm, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të përballjes mes Washingtonit dhe Teheranit.
Sipas Axios, Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit dhe ka urdhëruar zbatimin e tij ndërsa ndodhej në Turqi për samitin e NATO-s.
Disa media izraelite, si dhe CNN dhe Axios, raportojnë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pritet të mbërrijë sot, 8 korrik, në Izrael, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz.
Çështja ka shkaktuar shqetësim në Izrael, për shkak të ndikimit që një marrëveshje e tillë mund të ketë në ekuilibrat ushtarakë në rajon dhe në avantazhin teknologjik të Izraelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje