Nga Gazeta ‘Si’- SHBA-të nisën një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit, ndërkohë që në Ankara mbahet samiti i NATO-s, që ka nisur prej ditës së martë.
Këtë mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet në lidhje me sulmet e kryera nga Uashingtoni gjatë orëve natës.
Ai thotë se ato ishin “absolutisht të nevojshme”, ndërsa akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
“Mendoj se është absolutisht thelbësore që SHBA-të të reagojnë me forcë”, shton ai.
Gjatë këtij samiti udhëheqësit evropianë synojnë të bindin Donald Trumpin që të riangazhohet në aleancën ushtarake, pasi presidenti amerikan ringjalli mosmarrëveshjet e tij me ta mbi luftën e Iranit dhe Groenlandën.
Rutte tha se nuk mund të ketë dyshime mbi “angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s”, e cila, sipas tij, gjithashtu punon për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje