Rend dhe Ligj

Trafik droge Shqipëri-Itali/ Kapen 2.3 tonë lëndë narkotike, 14 të arrestuar në operacionin ‘Shefi’

Gazeta Si - Në një operacion antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar me emrin “Shefi”, kanë rënë në pranga 14 persona, 9 prej tyre italianë dhe 5 shqiptarë.

Këtë të mërkurë, DIA (Drejtoria e Hetimit Antimafia), ka komunikuar masat e sigurisë të Prokurorisë së Përgjithshme për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Hetimi, i cili filloi në maj 2016, bëri të mundur sekuestrimin e mbi 2,300 kilogramëve drogë, përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë, duke privuar organizatat kriminale nga të ardhurat e vlerësuara në mbi 15 milionë euro për një total prej rreth 7 milionë doza që mund të merren nga pika e shitjes me pakicë.

Pas dënimit të Gjykatës së Apelit të Barit të datës 10 maj 2021, u caktuan dënime nga 2 deri në 20 vjet, duke u njohur edhe nga Gjykata e Lartë e Kasacionit, në rrethana rënduese të transnacionaliteti të krimit të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Operacioni, që filloi në mars 2018, kishte çuar në goditjen e dy organizatave të fuqishme dhe të dallueshme kriminale, që vepronin në Bari dhe provincën e tij, me degëzime si dhe në Shqipëri, në Siçili, Kampania, Kalabri dhe Abruzzo, të dedikuara për importimin nga Shqipëria përmes detit të sasive të mëdha të drogës.

Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët në Itali me organizatat kriminale puljeze.

Hetuesit e DIA-s monitoruan furnizimin me drogë në Shqipëri, transportin ndërkombëtar që kryhej gjithmonë në rrugë detare, zbarkimin, depozitimet në Bari dhe krahinën e tij, transportin ne aksin "Puljia-territor kombëtar" të kryer në rrugë tokësore nga korrierë italianë me makinë.

Pikërisht në lagjen “Carrassi” në Bari, hetuesit gjetën një depo për magazinimin e drogës dhe identifikuan një shtetas shqiptar të konsideruar në krye të një prej dy organizatave kriminale të afta për të përdorur autorë të shumtë italianë, disa prej të cilëve të dënuar për organizatë kriminale të tipit mafioz, të cilët kujdeseshin për administrimin e lëndëve narkotike.

Operacioni i DIA-s është “rezultat konkret i punës intensive të kryer nga Grupi i Përbashkët Hetimor (S.I.C.), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor, i krijuar për herë të parë më 10 korrik 2017 në Tiranë, ndërmjet Prokurorisë Publike – Drejtorisë së Rrethit Antimafia, Bari, Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda (SPAK) dhe Eurojust (Organi – me qendër në Hagë – që mbështet bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër formave të rënda të krimit ndërkombëtar)”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë