Sport

Tom Brady në histori, fiton trofeun e 7 të Super Bowl me Tampa Bay

Tampa Bay Buccaneers fitoi trofeun prestigjioz të Super Bowl, duke mundur thellë me rezultatin 31-9 në finalen e madhe rivalët e Kansas City Chiefs. Një ndeshje, zhvilluar në “Raymond James Stadium”, që nuk pati histori, ndërkohë që protagonist absolut i këtij suksesi mbetet Tom Brady.

Tom Brady ishte thjeshtë fantastik dhe falë tre touchdown-eve të realizuar u shpall MVP-ja i finales. 43-vjeçari arriti suksesin e shtatë personal në një finale të tillë, duke vendosur një rekord absolut. Asnjë skuadër e NFL, nuk ka kaq shumë tituj në Super Bowl sa ka fituar Brady i vetëm si sportist.  Në nëntë paraqitjet e mëparshme me New England Patriots, ai e kishte fituar gjashtë herë trofeun, ndërsa këtë herë dëshmoi se mund ta fitonte edhe pa trajnerin e mëparshëm Bill Belichick. Në mars të këtij viti, Brady nënshkroi kontratë dyvjeçare në vlerë 50 milionë dollarë me Tampa Bay dhe ky sukses është dëshmi se ai duhet ta shtyjë pensionimin.

Ndeshja– Për skuadrën e Buccaneers ky është titulli i dytë pas atij të fituar në vitin 2003, i ardhur në një sezon të vështirë, të kushtëzuar nga pandemia e Covid-19, në të cilin u luajt çdo ndeshje. Në finale ishin të pranishëm 25,000 spektatorë, 7.500 të zgjedhur midis personelit shëndetësor të vaksinuar kundër COVID.

Ishte hera e parë e një arbitreje femër, Sarah Thomas.  Hera e parë dhe me shpresë e fundit në një Super Bowl që luhej në pandemi, me protokollet shëndetësorë për tu memorizuar si skemat për secilin lojtar. Spektakli mes pushimit të dy pjesëve pati si protagonist këngëtarin kanadez The Weeknd.

Para fillimit të ndeshjes, himni amerikan u interpretua nga Eric Church dhe Jazmine Sullivan, dhe në pushimin e pjesës së parë, ishte momenti i The Weeknd, i cili performoi një ndërthurje të hiteve të tij. The Weeknd ka befasuar kohët e fundit me paraqitjen e tij, gjatë shfaqjeve për çmime të ndryshme. Pa dyshim që dhe në performancën e Super Bowl Show, The Weeknd nxiti mjaft reagime. Gjatë interpretimit të “Can’t Feel My Face” dhe “Blinding Lights”, ai dhe balerinët ishin të fashuar në fytyrë. Mund të duket si një masë mbrojtëse kundër Covid, por në të vërtetë ka një kuptim simbolik. “Kokat e fashuara reflektojnë në kulturën absurde të VIP-ve të Hollywood-it dhe njerëzve që manipulojnë veten për arsye sipërfaqësore për t’u ndjerë të kënaqur dhe të pranuar”.

Eric Church dhe Jazmine Sullivan kënduan himnin kombëtar, ndërsa poetja e re Amanda Gorman performoi para hedhjes së monedhës. Momenti i vetëm në të cilin Chiefs kanë luajtur në mënyrë të barabartë. Pastaj Tampa vendosi diktatin dhe ai hyri në skenë, Tom Brady, nga sot e më shumë një nga sportistët më të mirë të çdo epoke, përtej futbollit amerikan.

Zhgënjyen ndërkohë Patrick Mahomes me shokë të bllokuar nga mbrojtja e shkëlqyer e Tampa Bay. Kansas City nuk arriti dot të mbronte titullin e edicionit të kaluar. Kansas City, skuadra më e mirë sulmuese gjatë sezonit të rregullt, nuk arriti të shënonte asnjë “touchdown” të vetëm në ndeshje.

Tom Brady në radhët e skuadrës Tampa Bay, i cili doli në fushë në paraqitjen e tij të dhjetë në Super Bowl, dështoi përsëri të shënonte “touchdown” në një seri hapëse të ndeshjes së madhe. Dyshja Brady dhe Rob Gronkowski shënuan për herë të 13-të në post-sezon, duke thyer rekordin prej 12 shënimesh të legjendave të San Francisco 49ers, Joe Montana dhe Jerry Rice.

Trajneri Bruce Arians, 68 vjeç, u bë trajneri më i vjetër që fitoi Super Bowl. Ai më parë fitoi titullin në vitin 2006 me Pittsburgh Steelers në 2006 si trajner i pranuesve dhe në vitin 2009 si koordinator i sulmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë