Lajme

Tjetër tërmet gjatë natës, magnituda 4.5 pranë Shijakut

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë. Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është regjistruar në zonën e Shijakut rreth orës 02:18 minuta me thellësi rreth 10 km.
Tërmetet e tjera të magnitudës 3.5 dhe 3.1 janë regjistruar në Detin Adriatik përkatësisht rreth orës 01:46 minuta dhe rreth orës 03:49 minuta.
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit u shoqërua me 51 viktima dhe me qindra të plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë