Sport

Theu epruvetat antidoping, pezullohet për 8 vjet sportisti kinez

Kinezi Sun Yang është skualifikuar për 8 vjet për shkeljen e rregullave antidoping. Ky është verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit sportiv në Lozanë. Gjatë seancave dëgjimore në Cas, një nga notarët më të fortë të të gjitha kohëve ishte deklaruar i pafajshëm, duke justifikuar faktin e epruvetave të gjakut të shkatërruara me çekiç gjatë një kontrolli surprizë, në shtëpinë e tij, në 4 shtator 2018. Sun Yang, 28 vjeçar, ka tani mundësinë e apeli mit në Gjykatën federale në Zvicër për të shpresuar që të marrë pjesë  në Tokyo 2020, ku do të garonte në 100 metra stil i lirë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e shpalli tre herë kampionin olimpik fajtor për refuzimin e bashkëpunimit me inspektorët e antidopingut. Në një seancë dëgjimore në nëntor, u paraqitën prova se si një roje i sigurisë instruktuar nga e ëma e Sun, ka përdorur një çekiç për të shkatërruar analizat e gjakut. Notari, një idhull në vendin e tij, kishte kërkuar CAS-it një proces publik. Një seancë dëgjimore 10-orëshe transmetuar në faqen e internetit të gjykatës së arbitrazhit,  ka treguar se si Sun është treguar mos bashkëpunues gjatë pyetësorit, seancë e penguar nga probleme të rënda përkthimi mes  gjuhës kineze dhe angleze.

Kundërshtarët e kanë quajtur mashtrues, për shkak të dopingut në Olimpiadën e Rio de Janeiro në 2016, dhe dy atletë refuzuan të qëndronin me të në podium në kampionatin botëror në 2019. Sun ishte pezulluar për 3 muaj në 2014, nga autoritetet kineze pasi rezultoi pozitiv me një simulant, që ishte i ndaluar në atë kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë