Sport

“The Times”: Olimpiada është anuluar. CIO përgënjeshtron lajmin

Pas përgënjeshtrimit të qeverisë japoneze në lidhje me një vendim për anulimin e Lojërave Olimpike të Tokios së kësaj vere dhe mundësinë e zhvillimit të tyre në vitin 2032, ka ardhur edhe qëndrimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO): "Është një lajm fals, të gjitha palët po punojnë për organizimin e Olimpiadës këtë verë".

Lajmi i anulimit u bë i ditur nga e përditshmja britanike “The Times”, që duke iu referuar fjalëve të një funksionari të qeverisë japoneze, shkrunte për një akord në lidhje me pamundësinë e zhvillimit të Olimpiadës në verë. Në artikull shpjegohej se për të shpëtuar “fytyrën”, po tentohej vendosja e një date të vonurar në kohë dhe konkretisht në vitin 2032, që është edhe viti i parë i lirë.

"Duam të hedhim poshtë gjithçka thotë artikulli”, - ka thënë zëvendësshefi i kabinetit japonez, Manabu Sakai, gjatë një konference shtypi, ndërsa kryeministri Yoshihide Suga ka theksuar se falë masave speciale anti-Covid, Lojërat mund të zhvillohen në siguri të plotë. Edhe presidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach, ka siguruar se Olimpiada do të bëhet dhe se nuk ka një Plan B për momentin.

https://twitter.com/iocmedia/status/1352574361425895425?s=20
Reagimi zyrtar i CIO-s. Gazeta Si, 22 janar 2021

Në reagimin zyrtar të CIO-s, mes të tjerash shkruhet: "Qarkullon një lajm se Japonia ka vendosur që Olimpiada e Tokios të anulohet për shkak të pandemisë, por nuk është e vërtetë. Po merren të gjitha masat kundër Covid-it për zhvillimin e Olimpiadës në verë. Ceremonia e hapjes do të jetë më 23 korrik të këtij viti. Të gjitha palët e përfshira po punojnë bashkë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë