Nga Gazeta 'Si'- Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e sotme në Parlament ka nisur me tensione, pasi deputetë të opozitës kanë krijuar zhurmë teksa kryeparlamentarja Nikolla njoftonte pikat e diskutimit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se është përjashtuar nga seanca.
Teksa foltorja e Parlamentit u rrethua nga gardistët, Bardhi u afrua i shoqëruar nga deputetë të tjerë demokratë, ndërsa i është drejtuar kryetares së Parlamentit me fjalë të ashpra.
Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer dhe se ka thënë se ishte sëmurë, duke iu referuar njoftimit të saj për tërheqjen nga detyra për arsye shëndetësore.
Nikolla po ashtu i është përgjigjur Bardhit duke përsëritur thirrjet se ky i fundit është përjashtuar nga seanca, ndërsa ka shtuar se demokratit duhet “t’i vijë turp për fjalët e përdorura”.
Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!
Nikolla: Je i përjashtuar nga seanca, nuk e merr dot fjalën për procedurë.
Bardhi: Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin!
Nikolla: Të të vijë turpo për fjalët që përdor
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.