Rend dhe Ligj

Teatri e vë në lëvizje, Avokati i Popullit i kërkon llogari Qeverisë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar Avokatit të Popullit me një ankesë kundër vendimit të Qeverisë për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të Teatrit Kombëtar.

Përmes një njoftimi për shtyp, ky institucion thotë se është vënë në lëvizje pas kësaj ankese të marrë dhe i ka kërkuar Qeverisë që t’i vendosë në dispozicion të gjithë relacionin shoqërues të VKM-së që kalon pronësinë e godinës dhe truallit në dorë të Bashkisë së Tiranës.

“Avokati i Popullit ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes në të cilin është marrë ky vendim, si dhe informacion nëse është ndjekur ndonjë procedurë konsultimi me institucionet shtetërore apo me publikun përpara miratimit të tij”, thuhet në deklaratë.

Avokati i Popullit thotë se po shqyrton nëse veprimet e institucioneve shtetërore janë kryer në shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shumë shpejt do të dalë me një qëndrim zyrtar për gjetjet nga ky proces.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë