Mendim

Të rinjtë e “burgosur” brenda Evropës

Duket se të rinjtë evropianë u janë bashkuar pa dallim ideologjive të partive euroskeptike. Sipas një sondazhi të publikuar në fillim të majit nga instituti i “YouGov”, tre nga katër të rinj mendojnë se shtylla kryesore e Bashkimit Evropian është bashkëpunimi ekonomik dhe jo vlerat e përbashkëta. Ndërkohë, një në tre evropianë mendojnë se BE-ja duhet të lërë  kompetencat qeveritare në dorë të vendeve anëtare, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi. Kultura e përbashkët evropiane, nga ana tjetër, nuk do të thotë asgjë për brezin e ri, vetëm 18 përqind e tyre janë të mendimit se ekziston një bazë e përbashkët kulturore evropiane.

Sondazhi studioi rreth 6,000 të rinj në moshës nga 16 deri në 26 vjeç në Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Poloni, Spanjë dhe Britani për qëndrimet e tyre ndaj Evropës. Vetëm 52 për qind e të rinjve europianë mendojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. Më pak se gjysma e të rinjve në Francë (42 përqind), Italia (45 përqind) dhe Polonia (42 përqind) janë të bindur se demokracia është mënyra më e mirë për të drejtuar një shoqëri. Këto janë të gjitha vendet e BE-së ku partitë tradicionale u lanë jashtë zgjedhjeve të fundit dhe forcat skeptike ndaj demokracisë liberale janë fuqizuar nga viti në vit.

Në Francë, ekstremistja e djathtë Marine Le Pen ishte forca e dytë më e madhe në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, edhe pse u mund nga kandidati pro-BE Emmanuel Macron. Por as presidenca e tij nuk është një mbrojtje e garantuar kundër ndjenjave nacionaliste. Zgjedhjet kombëtare të Italisë në muajin mars rrëzuan gjithashtu sistemin politik të vendit. Ndërkohë partia qeverisëse polake e Drejtësisë dhe Drejtësisë (PiS) ndodhet në një diskurs të ashpër me Brukselin për shkeljen serioze të sundimit të ligjit.

Ndoshta nuk është çudi që shumica e të anketuarve në Greqi (66 përqind), Gjermani (62 përqind) dhe Spanjë (57 përqind) ende mendojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. Dy vendet jugore dolën nga diktaturat në vitet '70 dhe gjermanët kapërcyen si Gestapon ashtu edhe Stasin. Gjermanët e rinj sipas sondazhit, kanë më shumë besim në BE sesa të anketuarit e rinj në vendet e tjera.

Ndërkohë që paqja është ende një vlerë thelbësore e BE-së në sytë e shumë evropianëve të rinj, veçanërisht gjermanëve dhe francezëve, projekti europian i integrimit të vlerave nuk ka të njëjtën mbështetje nga të rinjtë e vendeve anëtare. Ata janë po aq skeptikë për të ardhmen e tyre, demokracinë dhe Evropën, si pjesa tjetër e shoqërisë. Më shumë se gjysma e tyre presin që gjërat të marrin një kthesë për më keq dhebesojnë se standardet e tyre të jetesës do të jenë më të ulëta se sa niveli i prindërve të tyre.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë Evropa për evropianët e rinj?

Për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Poloni, Evropa është kryesisht gjeografi; Evropa e formuar nga BE-ja dhe vendet e saj anëtare, më së shumti perceptohet në Itali dhe Spanjë. Sa i përket vlerave të përbashkëta, 40 për qind e të rinjve i lidhin të drejtat e njeriut me BE-në, ndërsa 31 për qind mendojnë se demokracia është vlera më e madhe evropiane.

Është interesant fakti që 80 për qind e evropianëve të rinj janë në favor të sanksionimit të shteteve anëtare të BE-së që shkelin të drejtat e njeriut dhe 79 për qind mbështesin dënimet për shkeljen e parimeve demokratike. Edhe polakët ranë dakord, pavarësisht faktit se vendi i tyre është nën “darën” e BE-së për shkeljen e standardeve të sundimit të ligjit. Vetëm një në pesë të rinj europianë mendon se vendi i tyre duhet të dalë nga BE-ja. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i të rinjve në Greqi (31 përqind), Francë dhe Poloni (20 përqind) janë në favor të largimit nga unioni. Ndërkohë Spanjë dhe Gjermani vetëm 12 për qind do të votonin për t'u larguar nga bashkimi.

Dinamika politike e globalizimit reflektohet qartë edhe mes të rinjve: Ata që janë skeptikë ndaj projektit evropian dhe e shohin globalizimin si një kërcënim më shumë sesa një ndihmë. Kjo prirje po nxit ndryshime në Perëndim, duke çmontuar ndarjen tradicionale mes të majtës dhe të djathtës. Sondazhi sugjeron se kjo nuk është një anomali në kohë, por një trend historik.

Komisioni Evropian duket se është alarmuar nga sondazhi  dhe ka marrë masa për t’u angazhuar më intensivisht me të rinjtë evropianë. Në propozimin e tij për buxhetin e ardhshëm të BE që do të fillojë në vitin 2021, Komisioni dëshiron të dyfishojë fondet për programin e shkëmbimit të studentëve, Erasmusin, duke e çuar në 30 miliardë euro.

BE-ja gjithashtu planifikon të shpenzojë 700 milionë euro në shtatë vitet e ardhshme për të mbështetur ndërtimin e hekurudhave ndërkombëtare për të rinjtë me shpresën se udhëtimet nëpër vendet e tjera të Evropës do t’i bëjnë të mbështesin projektin evropian. Ekzekutivi i BE-së gjithashtu dëshiron të shpenzojë më shumë se një miliard euro në Korpusin Europian të Solidaritetit, një iniciativë që mbështet të rinjtë vullnetarë në projektet evropiane.

Duke paraqitur planin e ri financiar të BE-së, komisioneri i buxhetit Gunther Oettinger e cilësoi propozimin për të dyfishuar fondet e Erasmus-it, si një përgjigje të përgjigje të drejtëpërdrejtë ndaj populizmit dhe euroskepticizmit. Por ai nuk tregoi si do të përdoren këto fonde në mënyrë që të kenë sukses në angazhimin e të rinjvë skeptikë evropianëve.

Një sondazh i vitit 2016 tregoi se më pak se një në dhjetë evropianë të rinj ka dalë vullnetar jashtë vendit. Një tjetër sondazh zbuloi se një shumicë e madhe e evropianëve të rinj (61 përqind) nuk duan të studiojnë ose punojnë në një vend tjetër të BE-së, krahasuar me vetëm 32 përqind që do.

Sondazhi “YouGov” sugjeron se projekti evropian nuk ka nevojë vetëm për reforma, por edhe për demokraci dhe se asnjëra nuk do të mbijetojë pa tjetrën./Berlin Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë