Keshilla

Të qenit realist mund të jetë thelbësore për mirëqenien tuaj

Shumë studime ndër vite kanë treguar se duhet të jemi optimistë për të qenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Por të qenit një realist mund të jetë edhe më mirë për shëndetin tuaj mendor, thonë studiuesit.
 Folësit motivues shpesh e trajtojnë të menduarit pozitiv si çelësin e lumturisë.
 Norman Vincent Peale,ministër amerikan dhe autor i njohur për kontributin e tij në popullarizimin e konceptit të të menduarit pozitiv shkroi në librin e tij “Fuqia e Mendimit Pozitiv”: “Kur ju prisni më të mirën, ju lëshoni në mendjen tuaj një forcë magnetike, e cila me anë të një ligji tërheqës tenton të sjellë më të mirën për ju.”
Ideja nuk është thjesht se mendimi optimist mposht errësirën e tanishme, por që ai gjithashtu lëshon një profeci vetë-përmbushëse përmes së cilës thjesht besimi se do ia dalësh bën të plotësohet. Në aspektin e lumturisë, optimizmi duket se është një strategji fituese.
Ndoshta kjo është arsyeja pse optimizmi joreal, tendenca për të mbivlerësuar gjasat që gjërat e mira do të ndodhin dhe të nënvlerësojnë gjasat që do të ndodhin gjëra të këqija është një nga tiparet më të përhapura tek njerëzit. Studimet në mënyrë të vazhdueshme tregojnë se një shumicë e madhe e popullsisë (rreth 80%) shfaq një perspektivë tepër optimiste. Por pesimizmi ka avokatët e tij. Përkundër faktit se të presësh më të keqen mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme nga ana psikologjike, pesimistët, nga natyra e tyre, janë mjaft imunë ndaj zhgënjimit.
Siç vuri në dukje shkrimtari anglez Thomas Hardy “Shkurtimisht, pesimizmi po luan lojën e sigurt. Ju nuk mund të humbni në të, ju mund të fitoni. Të mendosh negativisht nuk mund të zhgënjeheni kurrë. Pasi të keni llogaritur se çfarë të bëni në rrethanat më të këqija të mundshme, kur gjërat të shkojnë mirë jeta bëhet si një lojë fëmijësh.”
Kjo ide mbështetet dhe nga fituesi i çmimit Nobel Daniel Kahneman. Sipas konceptit të tij, ne ndiejmë dy herë më shumë dhimbje nga humbjet sesa përjetojmë gëzim nga fitimet e barabarta. Për shembull, dhimbja e një humbje të papritur të një shumë parash është dy herë më e fortë se gëzimi i një fitimi të papritur të të njejtës shumë. Në shumicën e rasteve, nëse një fitim ose humbje perceptohet, varet nga ajo që pritej. Marrja e një pagese prej 5.000€ mund të duket si humbje nëse prisni 10,000€. Optimistët jorealistë, duke pritur shumë, po krijojnë doza të mëdha zhgënjimi.
  Për të marrë vendime të mira, duhet informacion i saktë, i paanshëm. Optimizmi dhe pesimizmi prandaj paragjykohen që marrin vendime të dobëta, duke çuar në rezultate më të këqija dhe ndikim në mirëqenie. Veçanërisht të prirur ndaj gabimeve të llojit zgjedhjet në karrierë, vendimet e kursimit dhe çdo zgjedhje që përfshin rrezik dhe pasiguri.
Chris Dawson, pedagog në Universitetin e Bath dhe David de Meza profesor në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër kanë bërë një studim që tregon nëse janë optimistët, pesimistët apo realistët që kanë mirëqenie. Për ta bërë këtë, studiuesit gjurmuan 1.601 njerëz, mbi 18 vjeç.


Mirëqenia u mat me kënaqësinët të jetës dhe shqetësimin psikologjik. Krahas kësaj, ato matën financat e pjesëmarrësve dhe prirjen e tyre për t’i vlerësuar ato ‘mbi’ ose ‘nën’. Financat më të mira shoqërohen me mirëqenie më të lartë, kështu që nuk ka asnjë surprizë deri këtu.
 Gjetja kryesore është se nuk janë vetëm rezultatet që kanë rëndësi, por edhe pritshmëritë. Gjërat e tjera janë të barabarta, mbivlerësimi i rezultateve dhe nënvlerësimi i tyre janë të dyja të lidhura me mirëqenie më të ulët në krahasim me të mesmën e artë që janë realistët të cilët presin atë që është e drejtë.

Hulumtimi mund të vijë si një lehtësim për shumë njerëz, pasi tregon se nuk duhet të kaloni ditët tuaja duke u përpjekur të mendoni pozitivisht. Përkundrazi, studiuesit thonë që të jesh realist për të ardhmen dhe marrja e vendimeve të shëndosha bazuar në prova mund të sjellë një ndjenjë të mirëqenies, pa qenë e nevojshme të zhytni veten në pozitivitet të tepruar.
Një alternativë për të kundërshtuar emocionet është se planet e bazuara në prova të pasakta janë të detyruara të japin rezultate më të këqija sesa planet racionale, realiste.
Shumica e popullsisë kanë tendencë të shkojnë drejt optimizmit, prandaj duhet të frenojnë entuziazmin e tyre? Studimi sugjeron që realistët janë më të lumturit, por kjo nuk do të thotë që të bëhesh realist do të rritë mirëqenien. Gjithçka që mund të thonë është, ‘ndoshta’.
Kjo mund të shihet dhe në kontekstin e koronavirusit. Të dy, optimistët dhe pesimistët marrin vendime bazuar në pritjet e njëanshme. Jo vetëm që kjo çon në marrjen e vendimeve të këqija, por edhe në mos marrjen e masave paraprake të përshtatshme ndaj kërcënimeve të mundshme.
Optimistët e shohin veten si më pak të ndjeshëm ndaj rrezikut të Covid-19 se të tjerët dhe për këtë arsye kanë më pak të ngjarë të marrin masa të përshtatshme paraprake. Pesimistët, nga ana tjetër, nuk mund të lënë kurrë shtëpitë e tyre ose t’i dërgojnë fëmijët e tyre përsëri në shkollë. Asnjë strategji nuk duket si një recetë e përshtatshme për mirëqenien. Ndërkohë realistët, marrin masat e duhura duke e ditur se deri në çfarë pike janë të rrezikuar.

Burimi:BBC/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë