Politike

Të premten nis komisioni për reformën me bashkëkryetar Alibeajn nga opozita, Bardhi takim me OSBE   

Të premten komisioni për reformën zgjedhore pritet të fillojë zyrtarisht punën.

Në funksion të kësaj reforme, OSBE-ja ka vetofruar ekspertizën e saj, duke filluar kontaktet e para zyrtare me dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Kryetarja në detyrë e OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory, ka lajmëruar se sot do të zhvillojë një takim me kreun e grupit të PD-së Gazmend Bardhi.

Ky i fundit në emër të grupit ka kërkuar prej kohësh përfaqësimin në komision si palë zyrtare për të marrë bashkëdrejtimin, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë sa kohë që në anën tjetër kryeministri Edi Rama është shprehur se i duhen edhe pak vota nga mazhoranca që ai ka për të arritur kuorumin e duhur për reformën.

Që do të thotë një shumicë ligjërisht korrekte dhe jo gjithepërfshirëse.

Nuk dihet nëse takimi i sotëm është kërkuar nga OSBE apo Bardhi, por negociatat për zgjedhjet kanë filluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë