Kinema

Të gjithë të mrekulluar pas filmit “Djemtë që kam dashur më parë”

Netflix vazhdon të mbajë shikuesit të gozhduar para ekranit falë komedive romantike.

Të premten, platforma gjigante e filmave online hodhi në treg ​​"Djemtë që kam dashur më parë", një komedi e yllit aziatik Lana Condor, e cila luan rolin e Larës,  një 16 vjeçare e cila u ka shkruan letra dashurie të gjithë meshkujve që pëlqen, edhe pse nuk ka në plan t’ua dërgojë. Por të pesta letrat mbërrijnë në duart e djemve që u dedikoheshin dhe Lara Jean detyrohet të ballafaqohet me ndjenjat e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=555oiY9RWM4#action=share

Në përpjekje për të ndrequr gabimin, Lara përkeqëson edhe më shumë situatën, duke dalë më të pestë djemtë dhe duke nxitur edhe rivalitetin mes tyre, pa e kuptuar se dashuria e saj e vërtetë kishte qenë krah saj gjatë gjithë kohës.

"Djemtë që kam dashur më parë" është bazuar tek romani i Jenny Han me të njëjtin titull dhe është kthyer në një trend të vërtetë në mesin e të rinjve.

Kritikët e kanë konsideruar si një film “limonat”, ndërkohë që të tjerë shprehen se mund të jetë romani më i mirë i dekadës për adoleshentët.

Lara Jean, një aktore koreano-amerikane, duket se është një pasqyrim i shkëlqyer i shpirtit dhe karakterit të personazhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë