Jete & Stil

Tatuatorët do përdorin vetëm ngjyrë gri dhe të zezë; BE ndalon pigmentet e rrezikshme për shëndetin

Në studion e tij në fshatin verior të Italisë, Grado, Alex De Pase ishte duke parë disa prej mijëra dizenjosh që kishte bërë gjatë karrierës së tij si artist tatuazhesh.
Por këto pamje të lëkurës mund të mos jetë e mundur të përsëriten në vitin 2023, të paktën jo me të njëjtin grup ngjyrash.
Rregulloret e reja për bojërat e tatuazheve që filluan të hyjnë në fuqi në të gjithë Bashkimin Evropian këtë janar kishin për qëllim të reduktonin përbërësit që mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin.
Rregulloret kanë shkaktuar gjithashtu tronditjen më të madhe të industrisë. Tani prodhuesit e bojës duhet të riformulojnë të gjitha linjat e produkteve.

 Alex de Pase cili zotëron nëntë sallone tatuazhesh. Marrë nga The New York Time, Gazeta "Si"-22.06.2022.


Kjo ka provokuar një pakënaqësi mes tatuatorëve të cilët kanë argumentuar se kufizimet janë tepër strikte.

Sipas tyre krijojnë shqetësime të panevojshme te klientët dhe minojnë artin e tyre.
Nëntorin e kaluar, kur Linda Katz, drejtore e Zyrës së Kozmetikës dhe Ngjyrave dha një prezantim në një konferencë mbi sigurinë e tatuazheve në Berlin. Ajo u pyet nëse vendi do t'i përputhte rregullat e tij me ato të Evropës dhe Katz u përgjigj se “gjithçka mbetet për t’u parë”.

De Pase, i cili njihet për foto-realizmin e tatuazheve të tij, veçanërisht portreteve, të cilat duan bojë me ngjyrë thotë se përzien ato me kujdes për të arritur imazhin e duhur.
"Unë jam i njohur për shkak të tatuazheve të mia me ngjyra. Për mua, kjo është thelbësore," tha ai.
Komplikimet e dokumentuara janë relativisht të rralla dhe zakonisht përfshijnë infeksione bakteriale ose reaksione alergjike. Por janë të paktë ata që merren me këto problematika.
Vetëm disa vende evropiane ushtrojnë mbikëqyrje kombëtare të bojërave të tatuazheve. Deri në vitin 2019, nuk kishte standarde detyruese në të gjithë Bashkimin Evropian.

Një nga klientët e De Pase, i cili bëri tatuazhin e parë në studio pesë vjet më parë. Marrë nga The New York Time-Gazeta "Si"-22.06.2022.

Pas injektimit, një pjesë e pigmentit mbetet përgjithmonë në lëkurë. Por kjo bojë mund të kalojë edhe në nyjet limfatike. Kur ekspozohen ndaj rrezeve të diellit ose gjatë heqjes me lazer, pigmentet gjithashtu mund të ndahen në komponime të reja, potencialisht më toksike dhe të qarkullojnë në të gjithë trupin.

Me kalimin e viteve, prodhuesit tradicionalë të bojës kanë përfshirë metale të rënda si barium dhe bakër në pigmentet e tyre për të krijuar një sërë ngjyrash. Gjithashtu, ngjyrat përmbajnë agjentë neurotoksikë si kadmiumi, plumbi dhe arseniku.
Këta elementë mund të gjenden gjithashtu në të ashtuquajturat bojëra vegane, të cilat thjesht përjashtojnë glicerinat me origjinë shtazore dhe përbërës të tjerë.
Që nga viti 2015, Evropa u kërkon prodhuesve të etiketojnë bojërat, duke treguar përbërësit e rrezikshëm që ato përmbajnë.

Fotografi nga De Pase të tatuazheve që ka realizuar ndër vite. Marrë nga The New York Time - Gazeta "Si"-22.06.2022.


Por për shkak se pigmentet e papërpunuara prodhohen në shkallë industriale për t'u përdorur në të gjitha llojet e produkteve, ato nuk janë gjithmonë të pastra.
Pas diskutimeve të gjata nga Agjencia Evropiane e Kimikateve, Komisioni Evropian zgjodhi të përqendrohet në substanca të njohura si të rrezikshme. Kështu, ndaloi një listë të gjatë të kimikateve tashmë të ndaluara për përdorim në kozmetikë.


Rregullat përfshinin dy pigmente, Blu 15:3 dhe E gjelbër 7, duke pranuar kundërshtimet e prodhueve të bojërave.

Rregullatorët janë në një pozitë të vështirë, sipas Lesliam Quirós-Alcalá dhe një ekspert për ekspozimet kimike dhe efektet e tyre të mundshme shëndetësore. Ka mbi 40,000 kimikate që dihet se janë në përdorim komercial dhe pak dihet për rreziqet që ato paraqesin.

Analizimi i pigmenteve të ndryshme.Marrë nga The New York Time-Gazeta "Si"-22.06.2022.


Për më tepër, këto rreziqe mund të ndryshojnë për një person bazuar në shumë faktorë duke përfshirë nivelin e ekspozimit ndaj substancës, predispozicionn gjenetik dhe sëmundje para-ekzistuese.
"Asnjë shkencëtar nuk mund t'ju thotë tani se cili është kimikati për të cilin duhet të shqetësoheni më shumë", tha ajo.


De Pase, i cili gjithashtu zotëron nëntë sallone tatuazhesh, tha se stafi hodhi bojërat e vjetra me ngjyra në fund të vitit 2021 dhe kaloi tre javët e para të këtij viti duke punuar vetëm me të zezë dhe gri.
De Pase ishte i kënaqur me performancën e tyre, por tha se do të duheshin vite për të parë se si ata duruan në lëkurën e klientëve të tij.
“Siguria duhet të jetë e para, por kjo duhet të balancohet kundrejt njëfarë tolerance ndaj rrezikut”, përfundoi ai.

Burimi: New York Times/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë