Lajme

Tatimet: Subjektet të paguajnë detyrimet e akcizës!

Të gjitha detyrimet e papaguara të akcizës, të periudhës pas vitit 2010, që janë kontabilizuar në Administratën Tatimore para datës 1 tetor 2012, si dhe borxhet që mund të lindin pas datës 1 tetor 2012, për detyrimet e Akcizës që i përkasin periudhës para datës 1 tetor 2012, do të ndiqen nga administrata doganore.

Gjithashtu, të gjithë tatimpaguesit, subjekt të Akcizës, të cilët në datën 1 tetor 2012 kanë qenë në proces kontrolli nga Administrata Tatimore për rimbursimin e Akcizës duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të marrë rimbursimin.

Ky lind si detyrim i një VKM-je “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë‟, të ndryshuar””.

Tatimet bëjnë me dije gjithashtu, se edhe subjektet që kanë plotësuar kërkesën për rimbursimin e Akcizës për periudhën para datës 1 tetor 2012 dhe kanë vijuar procedurat e kërkimit dhe të marrjes së shumës së pretenduar për rimbursim tek administrata tatimore, dhe u është njohur kjo e drejtë duhet t’i drejtohen administratës doganore për të marrë rimbursimin. Për këtë, kërkesës duhet t’i bashkëlidhet edhe dokumentacioni i konfirmimit të njohjes së rimbursimit nga ana e Administratës Tatimore.

Procesi përfundon brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë