Ekonomi

TAP, përfundon projekti financiar 3.9 mld euro

TAP ka përmbyllur projektin financiar me kosto 3.9 mld euro, fond i siguruar nga huadhënës publik dhe privat.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është pjesë e këtij konsorciumi me një kredi prej 1 mld euro bashkangjitur në një grup prej 16 bankave tregtare me 500 milionë euro që ofrohen në llogarinë e Bankës.

TAP është një projekt prioritar i Bashkimit Europian dhe i Komunitetit të Energjisë, një organizëm ndërkombëtar që mbledh sëbashku BE dhe fqinjët e tij për të krijuar një treg pan- Europian energjie të integruar.

Gazsjellësi prej 878 kilometrash do të nisë në kufirin Greko/Turk, përmes Shqipërisë dhe, pasi të kalojë nën detin Adriatik, do të përfundojë në Italinë e Jugut.
Kjo konstituon segmentin final të Korridorit Jugor të Gazit, një rrugë furnizimi për të transportuar gaz prej detit Kaspik në Europë.

Me një kapacitet vjetor fillestar prej 10 mld metër kub – të barabartë me konsumin e energjisë përafërsisht të shtatë milionë familjeve në Europë – gazsjellësi do të japë një kontribut domethënës në diversifikimin e furnizimit me energji. Shpërndarja e parë me gaz pritet të bëhet në vitin 2020.

Gjithashtu do të bëjë furnizimin me energji për konsumatorët më të besueshëm dhe do të arrijë të reduktojë në sasi të konsiderueshme të CO2 duke ofruar një alternativë ndaj burimeve më të ndotshme të energjisë, duke mbështetur tranzicionin në ekonomitë me karbon të ulët, në përputhje me strategjinë e re të BERZH për sektorin e energjisë.

Nandita Parshad, Drejtoresha menaxheriale për Infrastrukturë të Qendrueshme e BERZH tha se: “Gazsjellësi do të vendosë themelet për një treg të integruar të gazit në të gjithë Europën juglindore dhe do të përmirësojë statusin strategjik të rajonit si një qendër energjetike.”
“Ne besojmë që gazi mbetet një karburant i rëndësishëm në këtë rajon që mund të ndihmojë në zhvendosjen e qymyrit dhe në lehtësimin e depërtimit të burimeve të ripërtëritshme”.
Financimi u krye nga një grup prej 17 bankash tregtare, pranë BERZH, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe agjencitë e eksportit të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Në pikën e tij të fillimit në Turqi, TAP do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) për të cilin BERZH ka aprovuar një kredi prej 500 mln dollarë amerikan në 2017. Në pikën fundore në Itali, TAP do të lidhet e rrjetin natyror italian të gazit dhe prej andej në rrjetet më të gjera europiane.

TAP ka potencialin për të mbështetur infrastruktura të reja gazi, duke integruar tregje të Europës Juglindore dhe duke rritur statusin strategjik të rajonit si portë energjie. Për shembull, ndërlidhshmëria e TAP-it do të jetë themeli i tregut shqiptar të gazit dhe do ta lidhë vendin me një nga korridoret më inovative dhe më të rëndësishme të infrastrukturës në Europë.

BERZH po siguron mbështetje për zhvillimin e institucioneve dhe rregulloreve të tregut shqiptar të gazit nëpërmjet bashkëpunimit teknik për të mbështetur kapacitetin ligjor dhe rregullator të TSO-së së re të gazit natyror për Shqipërinë, Albgaz.
Kstoja e Korridorit jugor të gazit vlerësohet për një total prej 40 mld $ dhe përfshin investimet në infrastrukturën e gazit në një rrjet prej 3,500-km përmes gjashtë vendeve.
Komponentët kryesorë janë fusha e gazit Shah Deniz në Azerbajxhan, tubacioni jugor i Kaukazit në Azerbaixhan dhe Gjeorgji, TANAP në Turqi dhe TAP. Inagurimi i TANAP u zhvillua në qershor në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë