Gazeta Si – Policia e Tiranës ka njoftuar procedim penal në gjendje të lirë për 16 persona, të cilët kanë nxitur bllokimin e rrugëve duke marshuar në zona për të cilat nuk është marrë leje te autoritetet.
Konkretisht janë proceduar: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç.
Sipas policisë, këta persona dyshohet se kanë penguar qarkullimin, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë organizuar grumbullime të paligjshme. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim, E.Q., dhe M.C.
Policia thotë se ka dyshime se këta persona kanë nxitur protestuesit që të vijonin tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00-22:00) duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për tubimin.
Gjithashtu po punohet për të identifikuar edhe persona të tjerë që u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që të bashkoheshin me ta në protestë. Dy ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje