Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë prillit, numri i turistëve që u akomoduan në hotele dhe struktura të tjera u rrit me rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporto INSTAT.
Rritja erdhi kryesisht nga vizitorët e huaj, të cilët u rritën me 22.6%, ndërsa turistët vendas patën një rritje prej 12.9%.
Sa i përket vendeve nga vijnë turistët e huaj, Italia mban vendin e parë duke zënë 23% të totalit. Ajo ndiqet nga Kosova me 13%, Mbretëria e Bashkuar me 8%, Gjermania me 8% dhe Franca me 6%.
Nga ana tjetër, raporti tregon se hovin më të madh të rritjes këtë muaj e ka pasur Rajoni i Veriut, ku numri i turistëve të huaj pothuajse u dyfishua duke arritur në mbi 48 mijë. Rajoni Qendër mbetet qendra kryesore e peshës turistike me mbi 101 mijë vizitorë të huaj Megjithatë, për shkak të sezonit të pranverës, zonat jo-bregdetare (turizmi kulturor dhe natyror) tërhoqën më shumë vizitorë sesa bregdeti.
Pavarësisht fluksit më të lartë të turistëve, shkalla e shfrytëzimit të dhomave në hotele mbeti në nivelin 22.4%, njësoj si në prillin e vitit të kaluar.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje